Futja e PDK-së në koalicionin LDK-AAK-NISMA amanet i Hashin Thaçit para shkuarjes në Gjykatën Speciale

Futja e PDK-së në koalicionin LDK-AAK-NISMA amanet i Hashin Thaçit para shkuarjes në Gjykatën Speciale
Futja e PDK-së në koalicionin LDK-AAK-NISMA amanet i Hashin Thaçit para shkuarjes në Gjykatën Speciale

Xhevat Meha

  • 05 December 2020 - 09:22

Shkruan: Xhevat Meha

Isa para e kopeja mbrapa siguron që kjo të jetë e pranueshme nga LDK si parti. Edhe PDK e pranon këtë, i zbatojnë udhëzimet e Hashimit. Të mbeturit në krye të PDK-së nuk kanë kapacitete mendore tani për tani që të veprojnë ndryshe nga udhëzimet e Hashimit.

-Këto lëvizje të fundit nga PDK dhe nga LDK nuk janë kurrfarë shkrirje e akullit, as që ka pasur akull ndonjëherë. Vijat e kuqe, akulli, e të ngjashme kanë qenë projekte të strukturave të fshehta serbe të zbatuara nga prijësit e partive politike si tëlyen për lyerje të trurit të qytetarëve për t'i habitur e për t'u larguar vëmendja e ndaj problemeve reale të tyre. Kur i duhet strukturave të fshehta serbe vendosen vija të kuqe, kur i duhet hiqen vijat e kuqe, kur i duhet vendos akull e kur i duhet e shkrin akullin, krejt këto në dukje kështu e realisht krejt janë fals.

Futja e PDK-së në qeverisje dhe vendosja e Vlora Çitakut Presidente e Kosovës janë dy detyra që kanë qenë për t'i kryer Isa dhe Hashimi. Këto detyra i kanë mbetur tani Isës për t'i kryer. Përderisa punët kryesore të strukturave të fshehta serbe kryheshin nga tandemi Hashim-Isa nuk paraqitej problem në kryerjen e detyrave. Tani që Isa ka mbetur pa tandem, kanë filluar edhe vështirësitë për strukturat e fshehta serbe. Futjen e PDK-së në qeverisje e shoh si të arritshme. Qendrës së strukturave të fshehta serbe u duhet kohe për ri-organizim dhe ristrukturim, deri atëherë prijësit e tanishëm të PDK-së nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se udhëzimeve të Hashimit. Vendosja e Vlorës Presidente ka pak gjasa të ndodh. Kjo për faktin se demi i krijuar në veprimtarinë e strukturave të fshehta serbe nga arrestimi i Hashimit dhe Kadrisë është vështirë të rikuperohet mjaftueshëm për të kryer veprime si kjo e vendosjes së Vlorës Presidente.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".