Detaje nga aksidenti në Klinë ku u përfshi edhe një veturë e KFOR-it

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 11:15
Detaje nga aksidenti në Klinë ku u përfshi edhe një veturë e KFOR-it

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë.

Në aksidentin i cili kishte ndodhur para një pompe derivatesh afër magjistrales Prishtinë-Pejë, ishte përfshirë edhe një veturë e KFOR-it.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:10.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe janë lënduar dy persona.

Në foton e siguruar, shihet se vetura e KFOR-it ka më pak dëme materiale se vetura tjetër e aksidentuar.

(Kosova Sot Online)