Vdes një 36 vjeçar nga COVID-19 në Gjakovë

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 15:33
Vdes një 36 vjeçar nga COVID-19 në Gjakovë

Gjatë 24 orëve të fundit, 14 persona kanë humbur betejën me virusin COVID-19 në Kosovë.

Betejën e ka humbur edhe një 36 vjeçar nga Gjakova.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 4 raste (75, 66, 61, 36 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Malishevë 1 rast (63), Ferizaj 1 rast ( 67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç), Shtime 1 rast (58 vjeç), Kaçanik 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Suharekë (68 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK-ja.

(Kosova Sot Online)