“Prite n’shesh”, Komuna e Prishtinës ia huq me zbukurime të fundvitit

  • E.K /
  • 07 December 2020 - 15:43
“Prite n’shesh”, Komuna e Prishtinës ia huq me zbukurime të fundvitit

Pas mëdyshjes për t’i stolisur ose jo sheshet e kryeqytetit, kryetari i Prishtinës vendosi që ta bëjë këtë.

Në mesin e zbukurimeve që janë vendosur nëpër sheshet e Prishtinës për festat e fundvitit, te sheshi “Zahir Pajaziti” qëndron i ndriçuar me drita numri 2021, që simbolizon vitin që po vjen.

Dy fjalë mbi këtë zbukurim paralajmërojnë heqjen e orës policore ose mbase shkeljen e masave në natën e ndërrimit të motmoteve. “PRite N’shesh”, shkruhet mbi zeron në formë gjysmëhëne, ndërsa nuk dihet nëse kjo është vendosur qëllimisht nga komuna, apo thjesht ka mbetur nga zbukurimet e një viti më parë.

Me masat që aktualisht janë në fuqi, është e ndaluar lëvizja e qytetarëve në mesnatë por edhe rreth mesnatës, kësisoj, nëse ato nuk ndryshojnë, do të jetë e ndaluar që qytetarët ta presin vitin e ri në sheshet e Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë lehtësim të masave as për ndërrimin e motmoteve. Lehtësim s’kishte bërë as për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160547229472166

(Kosova Sot Online)