Ramush Haradinaj thotë se është engjull i dërguar nga zoti në kohë të luftës

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 08:07
Ramush Haradinaj thotë se është engjull i dërguar nga zoti në kohë të luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur veten engjëll të Kosovës, i cili është dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzit e pafajshëm.

“Në kohën e UÇK-së besoj se kam qenë një engjëll i vendit tim, që më ka dërguar Zoti për të shpëtuar njerëz të pafajshëm. Tash jam në politikë dhe nuk jam engjëll”, ka thënë Haradinaj.

“Edhe bashkëluftëtarët e mi i konsideroj engjëj, po ashtu edhe Amerikën që e ka bombarduar Serbinë”.

Më vonë Haradinaj ka pohuar të ketë bërë gabime në politikë, por duke mos kërkuar amnisti për kohën e pasluftës.

(Kosova Sot Online)