Shpend Ahmeti me fond kurruptiv prej 100 mijë euro jua mbyll gojën mediave, ti heshtin skandalet për dy mandate qeverisëse në Prishtinë

Shpend Ahmeti me fond kurruptiv prej 100 mijë euro jua mbyll gojën mediave, ti heshtin skandalet për dy mandate qeverisëse në Prishtinë
Shpend Ahmeti me fond kurruptiv prej 100 mijë euro jua mbyll gojën mediave, ti heshtin skandalet për dy mandate qeverisëse në Prishtinë

Safet Kamberaj

  • 08 December 2020 - 07:58

Shkruan: Safet Kamberaj

Punëson cilin donë, largon nga puna cilin donë. E ka bërë gjithçka si në bashçe të babës. Ç'do firmë tenderuese vetë i përzgjedhë. Jam ne dijeni , dy firma që i dështuan në dy projektet më të mëdha në qeverisjen e z. Ahmetit, pllatoja në Kurrizin e Dardanisë dhe ajo e impiantit të Emshirit që dështuan, kompanive të njëjta ju ka dhanë punë prapë në projekte të radhës , pa fije kriteri dhe ndëshkimi për dështimin paraprak në realizimin e projekteve. Kjo tregon praninë maksimale të korrupsionit! Kështu deri ku mund të shkon, nuk mundë ta thotë e ta dijë askush, këtë mund ta dijë dhe ta ndalë si fenomen korruptiv vetëm Prokoruria!

-Duke përcjellë edhe shterimin e mandatit të dytë të Shpend Ahmetit, në krye të Komunës së Prishtinës, dhe keq menaxhimin e tij, po del me fakte se oligarkizmi nuk ka të ndalur në Komunën e Prishtinës. Tash së fundi projekti -100.000 euro edhe për media. E nga ana tjetër 0 cent për zëvendësimin e mësimdhënësve të sëmur me diagnozë kancerogjene etj. Po ashtu 0 cent për projekte kapitale. Rasti akoma më skandaloz, 0 cent edhe për shujtën e mësimdhënësve dhe punëtoreve të çerdheve publike etj.etj.etj. Hipokrizia e z. Ahmeti pra nuk ka të ndalur. Në fundin e mandatit të dytë po shihet se si arrin ti manipuloj dhe korruptoj mediat me 100.000 euro, duke ju bërë favore. Ky është një plan dhe projekt dinak, me joshje financiare për të jua mbyllë gojën mediave ,pa fije turpi dhe frike nga asnjë instancë shtetërore përgjegjëse për të gjitha të bërat për gjatë 8 viteve.

Konsideroj se zëri i arsyes në Kuvendin Komunal të Prishtinës është i heshtur karshi qytetareve, karshi kërkesave, ankesave dhe shqetësimeve tjera. Me të vërtetë këtë gjendje të krijuar nuk po mundë ta kuptoj dhe nuk po mundë ta besoj se është e tillë, por ajo po shihet. Kryetari i Prishtinës z. Ahmeti ç'do nivel që e administron me kompetencën që i takon, e mbanë nën kontroll me kushtëzime dhe favore duke ja u mbyllur gojën edhe të deleguarve dhe përfaqësuesve të qytetarëve. Qytetarët e Prishtinës tani e kanë të qartë se komuna e Prishtinës udhëhiqet jo nga institucion listët e zgjedhur për ti përmbushur kërkesat e tyre, por nga grupet mafioze dhe sekserët që operojnë nga brenda dhe nga jashtë objekti komunal të Komunës së Prishtinës.

Veprimet dhe çmenduria e z. Ahmeti, Dardanit dhe ekspertit të patundshmërisë z.Muhedin Nushit nuk kanë të ndalur, lënë të kuptohet se a ka shtet apo jo? A duhet shteti ti parandalon këta keqbërës me buxhetin e shtetit dhe me paratë publike nga një kryetar i pa përgjegjshëm i tipit Shpend Ahmeti.

-100.000 euro për media kinse për shkak pandemisë , ky është edhe një veprim i radhës tjetër për pa aftësinë e tij për të qeverisë Prishtinën. I fundosur me probleme, probleme, me pagesa të punëtorëve të rikthyer nëpër vende të tyre të punës nëpërmes të gjykatave, kompensimet që duhet ti realizon nëpërmes të përmbaruesve, krejtësisht me kamata. Jo pak raste me nga dy paga për një vend pune, me dy vendime, ka krijuar konfuzitet, manipulime të tmerrshme nga edhe vetë zyra e burimeve njerëzore, tmerr. Punëtorët me të drejte pune shëtisin duke kërkuar realizimin e saj të ligjshëm nëpër korridore, ndërsa punëtorët që janë servil të tij, pjesëmarrës në abuzimin e ligjit, me aktakuza qëndrojnë nëpër zyrat e punës krejt sipas dëshirës së të parit , sipas tekeve të “kauboj” Shpend Ahmetit. Më se  7 avokate mbrojtës privat me parat publike dhe taksa paguesve janë angazhuar për mbrojtjen e dëshirave e të një të çmendurit që i thotë vetes kryetar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".