Drogë me emrin Covid-19, qeni zbulon kanabisin brenda valixhes që habiti policët

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 08:37
Drogë me emrin Covid-19, qeni zbulon kanabisin brenda valixhes që habiti policët

Policia italiane zbuloi një ngarkesë droge të nisur nga Spanja për në Torino.

Lënda narkotike e vendosur nga korrierët në autobus u zbulua nga qentë anti-drogë në momentin që arriti në stacion në Torino pas kontrollit.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e policisë ishte mbishkrimi mbi pakot e drogës. 8.5 kg kanabis e ndarë në disa pako brenda një valixheje kishte mbishkrimet “covid-19” dhe në arabisht.

Për sasinë e drogës policia italiane arrestoi një të ri nga Gambia, ndërsa disa ditë më parë u arrestua një shqiptar i cili po kthehej nga Barcelona dhe në çantë kishte një kg kanabis.

(Kosova Sot Online)