Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, në këtë orë Qeveria del me detaje

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 08:40
Tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti, në këtë orë Qeveria del me detaje

Pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, sot do të takohen me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit për të biseduar rreth zbatimit të Projektligjit.

Kjo pasi që qytetarëve përmes një projektligji të tillë u mundësohet tërheqja e 10 % të kursimeve në Trust.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministren e Financave Hykmete Bajrami, takon përfaqësues të BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për media.

(Kosova Sot Online)