Sot pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare

  • S.A /
  • 08 December 2020 - 08:42
Sot pritet të mblidhen pesë komisione parlamentare

Pesë komisione parlamentare janë paralajmëruar se do të mbahen sot.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pritet të raportojë nga ora 10:30 në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media. Po ashtu, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë kanë takim me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit së Shqipërisë nga ora 10:45.

Tutje, ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi do të raportojë në Komisionin për Ekonomi nga ora 11:00.

Nga ora 11:00, pritet të mbahet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do të shqyrtojë raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019, për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave Uniteti dhe kompaninë Trainkos.

Komisioni për Arsim do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )