Në LDK po rrezikon të përsëritet historia e ndarjes së madhe si në Kuvendin e 6 zgjedhor, kuvendin historik të rrahjes me karrige

Në LDK po rrezikon të përsëritet historia e ndarjes së madhe si në Kuvendin e 6 zgjedhor, kuvendin historik të rrahjes me karrige
Në LDK po rrezikon të përsëritet historia e ndarjes së madhe si në Kuvendin e 6 zgjedhor, kuvendin historik të rrahjes me karrige

Ragip Guraziu

  • 08 December 2020 - 07:51

Shkruan: Ragip Guraziu

Është koha më kritike që LDK-ja ta dëshmon veten, të mblidhen dhe organizohen në një platformë të përbashkët forcat progresive reformatore të brezit të ri dhe të përgatiten seriozisht për zgjedhje të reja brenda partiake, për ristrukturim të plotë sipas meritës profesionale dhe jo sipas grupeve të interesit dhe tekeve personale.

Tani çka do bëhet me LDK-në, a do përsëritet Kuvendi i 6 zgjedhor, sikurse u pa edhe botërisht dhe kjo ndodhi nga egoizmi se kush do e marre primatin e LDK-së, ende pa i mbyllur sytë Presidenti Historik Ibrahim Rugove, mbetet të pritet të shihet. Dihet që aso kohe, shkaktar të përçarjes së madhe ishin Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Dac, si shembulli më i keq për ta shkatërruar LDK-në, kurse tani një rreziku të tillë po duket se po i prinë vetë kryetari pensionistë Isa Mustafa që erdhi në krye të LDK-së me premtimin e madh për ta reformuar, e po duket se më shumë e ka deformuar dhe shkatërruar.

Tani me të drejtë po pyesin anëtarësia e LDK-së se sa janë të rrezikshme përplasjet e kohëve të fundit në LDK, që të përsëritet një ndarje e re e madhe, madje me mundësi të përsëritjes së ndarjes që ndodhi në Kuvendin e 6 zgjedhor, kur shkaktar ishte egoja për të dominuar si figura lideriste, Fatmir Sejdiu dhe Nexhat Daci, dhe sa do ta dobësojnë pozicionin e LDK-së në zgjedhjet e radhës, zhvillimet plot tensione në këtë subjekt politik, me logjikën përjashtuese të Isa Mustafës për kundërshtarët e tij brenda partiak.

Një situatë e tillë nuk donë shumë për tu komentuar dhe vlerësuar. Kjo bije ndesh me normat demokratike dhe të sundimit të mirëfilltë të ligjit. Është një proces i dëmshëm politik edhe për perspektivën evropiane të shtetit të Kosovës. Këto fërkime, përplasje dhe abuzime në këtë parti politike, po ndodhin në rrethana të të mbikëqyrura edhe nga BE-ja, në kohën kur Kosova dhe Serbia po detyrohen që menjëherë të fillojnë bisedimet me qëllim të arritjes së një kompromisi gjithëpërfshirës, për një marrëveshjen Historike, kurse këta po përplasen mese tyre për interesa të ngushta të pushtetit dhe në dëm serioz të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".