Abazoviq me sinjale të qarta, pas ambasadores amerikane e takon atë gjerman

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 10:50
Abazoviq me sinjale të qarta, pas ambasadores amerikane e takon atë gjerman

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Podgoricë, Robert Weber.

Abazoviq ka thënë se Weber bën në vazhdimësi punë të madhe në shërbim të demokratizimit të Malit të Zi.

“Gjermania mbetet një mike e madhe e vendit tonë dhe një partner i besueshëm në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Abazoviq në twitter.

Ky takim me ambasadorin gjerman vjen pas takimit të djeshëm me ambasadoren amerikane në Mal të Zi.

(Kosova Sot Online)