Kina dhe Nepali njoftojnë se ka ndryshuar lartësia e malit më të lartë në botë

  • E.K /
  • 08 December 2020 - 11:04
Kina dhe Nepali njoftojnë se ka ndryshuar lartësia e malit më të lartë në botë

Kina dhe Nepali kanë njoftuar bashkërisht se Mali Everest tashmë është 86 centimetra më i lartë sesa është llogaritur zyrtarisht më parë.

Të dyja shtetet aziatike, të cilat kanë kufi të përbashkët në Himalaje, u pajtuan që lartësia e malit të famshëm është 8 mijë e 848 metra e 86 centimetra. Deri më tani, Kina dhe Nepali kishin qëndrime të ndryshme në lidhje me atë se a duhet të llogaritet edhe shtresa e borës në majë të malit si pjesë e shifrës zyrtare të lartësisë mbidetare.

Më herët, Kina zyrtarisht lartësinë e Malit Everest e kishte llogaritur në nivelin prej 8 mijë e 844 metrave e 43 centimetrave, shkruan BBC.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Nepalit thanë se vëzhguesit nga të dyja vendet janë koordinuar mes vete për t’u pajtuar rreth shifrës së re zyrtare.

Ndryshe, Mali Everest shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Nepalit dhe alpinistët ngjitën në të nga territoret e të dyja vendeve.

Autoritetet kineze më parë kanë thënë se lartësia e Malit Everest duhet të matet pa e përfshirë shtresën e borës, ndërsa autoritetet e Nepalit menduan se edhe bora duhet të llogaritet në shifrën zyrtare të lartësisë së malit të famshëm.

(Kosova Sot Online)