Situata me COVID 19 në Kosovë, Qeveria nxjerr rregullore për angazhimin e stafit të ri mjekësor

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 10:09
Situata me COVID 19 në Kosovë, Qeveria nxjerr rregullore për angazhimin e stafit të ri mjekësor

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike derisa sipas njoftimit të ekzekutivit janë marrë disa vendime.

Kabineti qeveritar ka miratuar propozimin e Ministrit Shëndetësisë, Armend Zemajt për nxjerrjen e një rregullore për kushtet e kompensimit dhe procedurat tjera të angazhimit të përkohshëm të stafit mjekësor.

Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin,  dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.

(Kosova Sot Online)