Zemërohet Merkeli: I papranueshëm numri i vdekjeve nga COVID-19 në Gjermani

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 11:48
Zemërohet Merkeli: I papranueshëm numri i vdekjeve nga COVID-19 në Gjermani

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila është e njohur për gjakftohtësinë e saj në paraqitjet publike, të mërkurën është shprehur me e zemëruar për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe viktimave të koronavirusit.

Gruaja më e pushtetshme në botë e ashpërsoi tonin gjatë një fjalimi, duke thënë se numri i vdekjeve nga koronavirusi është i papranueshëm, shkruan The Guardian.

Ajo tha se ndonëse masat për mbajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave mund të duken jonjerëzore, shtoi: Këto nuk janë diçka që do ta shkatërrojë jetën tonë.

Sipas Merkelit, nuk ka alternativë tjetër përpos pakësimit të kontakteve edhe gjatë periudhës së Krishtlindjes.

Shefja e qeverisë gjermane e krahasoi gjendjen më 29 shtator me gjendjen e së mërkurës. Më 29 shtator, në Gjermani ishin regjistruar vetëm 1.827 raste, ndërsa më 9 dhjetor u regjistruan 20.815 për një ditë.

“Problemi është që njerëzit thonë se (sëmundja) nuk është shumë e keqe, por unë besoj thjesht që dija shkencore është e vërtetë dhe ne duhet ta përdorim atë”, shtoi Merkeli.

Sidoqoftë, ajo tha se gjermanët mund të jenë krenarë me atë që e kanë arritur deri më tash dhe se tani po shihet dritë në fund të tunelit.

(Kosova Sot Online)