Turpin e dështimit për dy mandate të Qeverisjes, Shpend Ahmeti provon ta mbulon duke blerë heshtjen e mediave me fondin prej 100 mijë euro

Turpin e dështimit për dy mandate të Qeverisjes, Shpend Ahmeti provon ta mbulon duke blerë heshtjen e  mediave me fondin prej 100 mijë euro

Hajrullah Tërnava

  • 09 December 2020 - 07:43

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Edhe ky veprim i tij tani është edhe një dëshmi tjetër e pa aftësisë së tij për të qeverisur me Prishtinën, duke i tepruar buxheti nga mungesa e dijes për projekte serioze zhvillimore në kryeqytet, prandaj ka vendosur që të jua mbyllë gojën mediave të cilat janë me seli të tyre në Prishtinë, dhe kanës përcjellë e përcjellin së afërmi mos punën e tij, dhe dështimin e plot me keq qeverisje në këto dy mandate, dhe në pritje të zgjedhjeve të reja lokale vitin që vjen. Në këto raste ishte dashur që Qeveria e Kosovës si organ qendror ti mbikëqyr këto investime në tërë Kosovën, sidomos kah fundi i mandatit të përfundimit, si tani me kryetarin e Prishtinës, dhe ku dëshmohen investime të dyshimta për qëllime të zbutjes të mosveprimeve të së kaluarës apo s’paku duke e mashtruar opinionin kinse për punë të suksesshme si në këtë rast për gazetarinë.

-Tani koha është që të harxhohet mandati i qeverisjes tetë vjeçare të Shpend Ahmetit, si kryetar i Prishtinës. Mjerisht që aq shumë kohë që ishte në këtë post, sikur të ishte ai vigjilent dhe ato pare dhe të tjera ti investonin aty ku ishte e nevojshme, sidomos ti investonin në hapjen e vendeve të punës, dhe të punësoheshin të rinjtë, që ta siguronin të ardhmen e tyre ekzistenciale, dhe kështu ti kontribuonin zhvillimit të vendit, dhe të rinjtë ta kenë një shpresë për të ardhmen, që të jenë stabil për të jetuar në vendin e tyre, e jo si tani që nuk mundesh me gjetë të rijnë që s’duan të shkojnë në shtete të perëndimit për një jetë më të mirë.

Tani kur gjithçkafit i ka ardhur fundi është e kuptueshme se ato rezerva financiare duhet të harxhohen diku, prandaj si mos të harxhohen për gazetari, që s’paku me këtë veprim ta blej paqen e mediave, dhe në këtë mënyrë duke i korruptuar duke ju bërë favore financiare, për shkak të dështimit të tij të plotë me qeverisjen e Prishtinës, në këto dy mandate, dhe për ta realizuar këtë paqe, për të mos ja zbuluar të palarat, ai ka vendosur të ndaj një fond prej 100 mijë euro, kinse për të ndihmuar mediat që po rrezikojnë të mbyllen për shkak të pandemisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".