Viola von Cramon: Regjimi i Vuçiqit rrezikon demokracinë

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 12:39
Viola von Cramon: Regjimi i Vuçiqit rrezikon demokracinë

Këshilli i Bashkimit Evropian nuk arriti një marrëveshje për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësimin e Serbisë deri në fund të këtij viti, njoftoi RTS.

RTS raportoi se Holanda, Belgjika, Suedia, Finlanda, Gjermania dhe Bullgaria nuk i dhanë dritën jeshile për t’i hapur kapitullin Serbisë, “duke përmendur mangësi dhe vonesa në reformat e sundimit të ligjit dhe raportin vjetor të fundit të Komisionit Evropian”.

Kjo do të thotë që për herë të parë që nga janari 2014, kur filloi negociatat e pranimit, Serbia nuk do të hapë asnjë kapituj negociimi gjatë një viti.

Lidhur me moshapjen e kapitullit mbi Serbinë, Viola von Cramon Taubadel dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i tha Danasit: “Ne mendojmë se ky është një sinjal i rëndësishëm dhe se ky është një lajm i mirë për një qasje efektive të bazuar në merita të zgjerimit.”

E pyetur se sa kuptim ka hapja e kapitujve të rinj, pasi Serbia ka pranuar Metodologjinë e re të Zgjerimit të BE-së, ajo tha se:  “Kapitujt ende hapen individualisht, por sipas Metodologjisë së re, ato trajtohen së bashku, në grupe më të mëdha”.

Në ndërkohë  Viola von Cramon Taubadel kohëve të  fundit në llogarinë e saj në Twitter tha se është  mirë që Serbia nuk do të hapë kapituj të rinj, duke pasur parasysh gjendjen e përkeqësuar të demokracisë.

(Kosova Sot Online)