Ndërhyrje e vonuar e qeveritarëve të korruptuar për parandalimin e kolapsit ekonomik e social

Ndërhyrje e vonuar e qeveritarëve të korruptuar për parandalimin e kolapsit ekonomik e social
Ndërhyrje e vonuar e qeveritarëve të korruptuar për parandalimin e kolapsit ekonomik e social

Muhamet Kelmendi

  • 09 December 2020 - 07:49

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Një gjendje e tillë e rëndë ekonomike e sociale, kur papunësia është rritur dhe koha nuk pret, sepse gjendja sociale është dobësuar dukshëm, të lavdërohesh për ligj, është anomali gjeniale e "gjenive" analfabet. Në vendet tjera do të kishte përgjegjësi politike të rëndë për këtë. Qeveria do të shkonte në shtëpi dhe zgjedhjet do të ishin të paevitueshme. Por në Kosovë nuk është kështu. Qeveria nuk i ka votat në Kuvend dhe nuk reflekton Gjendja iu ka keqësuar shume dhe lavdërohet si quranit kur ti bije kokës, s’dinë tjetër, veç kokë e kokë bënë. E këtu dhe pas kësaj po vrapojnë jo vetëm LDK e PDK, por të gjitha partitë, sikurse mjetet të ishin private e jo të popullit. Këtej priten lëvdata edhe më të mëdha. Kjo, gjithë kohën, sa i lejon populli.

-Ne kuadër te gjendjes qe po kalon vendi, këtej edhe partitë politike, eshte e pritshme qe ato te shfrytëzojnë çdo situate pozitive te krijuar për te marre poenë politik. Te gjitha partitë, sidomos LDK e PDK, pa përjashtuar as VV, AAK dhe NISMEN e AKR, janë keqe, shume keqe ne terren Votat i fiton VV ne Podujeve, por kjo nuk tregon se ne terren eshte mire. Këtu e ka edhe bazën propaganda e z. Hoti për lëvdatat që i bëjnë punës qe po behet mbi baze te Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Natyrisht se ky ligj eshte dashur te nxirret qe ne valën e pare apo pas asaj, nga muaji maj, pa humbur kohe, sepse me këtë ligj i dilej te keqes përpara, përkatësisht gjendjes së rëndë ekonomike e sociale në pandemi.

Në fushën financiare thuhet" "Ndihma ekonomike, sado e vogël, po që bëhet në kohë, është më mire se një ndihmë shumë më e madhe pas kohës adekuate".

"Sëmundja nuk pretë", thotë populli. Të dy këto baza i anashkaloj Qeveria Hoti, LDK, PDK etj. Dhe pas një kohe të gjatë, kur kriza u thellua, gjendja sociale është keqësuar dukshëm, nxorën ligjin për të shpëtuar çka mundë të shpëtohet, kur shumë është dëmtuar dhe ka përfunduar. Këtu nuk ka fare përgjegjësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".