Po punonte tokën, burri gjen diamantin që ia ndryshoi jetën

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 08:55
Po punonte tokën, burri gjen diamantin që ia ndryshoi jetën

Jeta e një babai indian ndryshoi pasi gjeti një diamant me vlerë prej 60 mijë funte derisa punonte tokën e tij.

Sipas DailyMail, Lakhan Yadav, 45 vjeç, u ndesh me një gur prej 14.98 karatësh, derisa po gërmonte në tokën që filloi ta merrte me qira muajin e kaluar në Madhya Pradesh.

Yadav gati e gaboi gurin e çmuar me një guralecë, por pasi ia hoqi papastërtitë, ai vuri re se shkëlqente ndryshe. Ai menjëherë e dërgoi diamantin për ekzaminim ku u vlerësua me mbi gjashtë milionë rupi; derisa e shiti më pas në ankand.

“Kjo ndryshoi jetën time”, tha ai për Times of India. Yadav u shpreh se ai do t’i shfrytëzonte këto para për t’ju siguruar fëmijve të tij një arsimim të mirë se sa “ndonjë gjë të madhe”. 

(Kosova Sot Online)