Japonia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 09:38
Japonia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Japonia ka regjistruar shifër rekorde të rasteve ditore të koronavirusit, duke i nxitur ekspertët shëndetësorë që të bëjnë thirrje që njerëzit të mos udhëtojnë gjatë periudhës së festave.

Shteti i largët të mërkurën shënoi 2.811 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë. Përpos këtij rekordi, gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe numri më i lartë i personave me simptoma serioze të sëmundjes Covid-19, që ishte 555.

Shifra rekorde të rasteve u regjistruan në gjashtë nga 47 rajonet e Japnisë, përfshirë destinacionet e famshe turistike, Kyoto dhe Kagoshima, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Kryeqyteti Tokio të mërkurën regjistroi 572 raste të reja, që është shifra e dytë më e lartë prej fillimit të pandemisë. Rekordi i mëparshëm u shënua të shtunën më 584 raste për 24 orë.

Rritja e numrit të rasteve në nivel kombëtar, të cilin ekspertët po e cilësojnë si valë të tretë, ka nxitur thirrje qe qeveria ta pezullojë një program për nxitjen e turizmit.

Shtimi i rasteve pritet edhe në ditët e ardhshme, kur shumë japonezë kthehen në vendlindjet e tyre për t’i kaluar ditët e pushimit gjatë Vitit të Ri me familjet e tyre.

Pavarësisht rekordit, shifra ditore e rasteve të koronavirusit në Japoni është shumë e ulët në krahasim me disa vende evropiane dhe me Shtetet e Bashkuara. Të mos harrojmë se ky shtet ka mbi 126 milionë banorë, gati dyfish më shumë se Britania e Madhe.

(Kosova Sot Online)