Arben Gashi i ashpër me Vetëvendosjen: Abuzuat me ulësen e Kryetares së Kuvendit

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 11:31
Arben Gashi i ashpër me Vetëvendosjen: Abuzuat me ulësen e Kryetares së Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në seancën e Kuvendit të Kosovës iu është përgjigjur kritikave të Lëvizjes Vetëvendosje duke i quajtur përfaqësues të gënjeshtrës, raporton Gazeta Express.

Gashi ka thënë se demokracia është sport i rëndë e se Vetëvendosja bën populizëm.

“Po shohim vazhdën e përfaqësueve të moralit të pavërtetës dhe gënjeshtrës. Zotëni ne kemi një rezultat zgjedhor që është i certifikuar dhe demokracia bazohet mbi rezultatin zgjedhor dhe jo mbi pretendimet e demokracisë Facebook’iane. Demokracia është sport ma i randë se populizmi juaj i shpërfaqur në Kuvend në rrugë e në secilin autoritet. Të nderuar aty ku ju patët pak përgjegjësi abuzuat”, ka thënë ai.

Gashi e ka akuzuar LVV-në se ka abuzuar me ulësen e kryetares së Kuvendit.

“Abuzuat me ulësen e kryetares së Kuvend duke e quar drejt konfliktit, me kryetarën e Kuvendit duke kërkuar përfaësimin e popullit, ku është ai 75% tjetër, apo ata s’janë popull, popull qenkeni vec ju. Deputetë jeni vec ju 29 deputetë, jo tejtër, cka është kjo paftyrësi e përfaqësimit, e delegimit që po mundoheni ta paraqitni në Kuvend, nuk mund të ndërtoni një të vërtetë, duke thënë të pavërteta”, thotë ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së thotë se e kanë marrë shëndetësinë afër kolapsit.

“Shëndetësinë që e morëm nga ju, e mbyllët vendin kur pati vetëm dhjetëra raste, e quat vendim drejt kolapsit shëndetësor. Ju zotërinj nga mungesa e zotimit e dorëzuat edhe pushtetin, e shohim modelin e Prishtinës, model i përtacërisë, i korrupsionit.

E shohim Prizrenit, të paktën gjashtë drejtor kanë akuzë për korrupsion, për 50 ditë ju arritët ta futni Kosovën në një krizë institucionale. Cka përfaqësoni ju? Nuk arritët të ndërtoni asnjë bashkëpunim mbi idenë e përfaqësimit autentik të popullit revulicionar.

Të jemi të qartë dhe të sinqertë në ato që i deklarojmë e përfasqësojmë”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)