Ish-këshilltari i Thaçit: Zgjedhjet e çojnë Kosovën në krizë politike, Haradinaj nuk e ka asnjë gjasë që të bëhet president

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 11:24
Ish-këshilltari i Thaçit: Zgjedhjet e çojnë Kosovën në krizë politike, Haradinaj nuk e ka asnjë gjasë që të bëhet president

Adil Behramaj këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka thënë që Kosova është duke shkuar drejt zgjedhje, por siç tha ai jo për zgjidhje por për një krizë të re politike.

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, jo për zgjidhje, por për një krizë të re politike. Në vend që partitë t’i ruanin dhe forconin partneritetet politike, të tashmet ato po i rrënojnë dhe të mundshmet po i minojnë. Zgjedhja e presidentit të ri nuk është ekuacion me shumë të panjohura. Nëse presidenti i ri zgjedhet tash, pa përfshirjen e njërës prej partive opozitare nuk mund të zgjedhet”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

 Ai vlerësoi se pa përfshirjen e dy prej tri partive më të mëdha në vend nuk mund të zgjidhet presidenti.

“Nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të reja, sërish pa përfshirjen e dy prej tri partive më të mëdha nuk mund të zgjedhet. Pa një koalicion të gjerë nuk do të mund të krijohet as Qeveria e re. Në anën tjetër, cilado prej subjekteve të mëdha politike që e mundëson zgjedhjen e presidentit të ri, natyrshëm që e propozon atë”, ka shkrtuar  më tutje ai.

Behramaj poashtu shkroi se Haradinaj e ka humbur balancimin politik dhe se i njëjti nuk e ka asnjë gjasë që të bëhet president.

“Ramush Haradinaj thjesht e ka prishur balancimin politik, duke u ridëshmuar si partner i padenjë. Me apo pa zgjedhje, ai asnjë gjasë nuk e ka të bëhet president, sepse është shumë përtej vlerës së tij politike. Në këtë legjislaturë e ka vetëm fuqinë për të prishur punë. Por, pas zgjedhjeve të reja, as këtë fuqi nuk do ta ketë. Sa më herët që zhbllokohet kjo situatë dhe arrihet marrëveshje politike për presidentin e ri, aq më shpejt shkarkohet ky tension politik dhe aq më shumë i lehtësohet barra popullit dhe shtetit!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158850872206670

(Kosova Sot Online)