“Bankomat-torta”, ëmbëlsira e veçantë që iu bë një gruaje për ditëlindje

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 14:19
“Bankomat-torta”, ëmbëlsira e veçantë që iu bë një gruaje për ditëlindje

TikToku është kthyer në një prej rrjeteve sociale me më së shumti përdorues gjatë periudhës së pandemisë.

Për çdo ditë, aty publikohen qindra mijëra video, shumica e të cilave bëhen virale.

Një video që po shpërndahet shumë ditëve të fundit është edhe ajo e një ëmbëslire ditëlindje brenda së cilës janë vendosur para.

“Bankomat-pasta”, është mbishkrimi që i është vënë kësaj ëmbëlsire. Videoja është realizuar në Turqi.

(Kosova Sot Online)