Kjo qeveri e pakicës e ndërtuar me votën e deputetit të korruptuar nuk po funksionon, duhet rrëzuar

Kjo qeveri e pakicës e ndërtuar me votën e deputetit të korruptuar nuk po funksionon, duhet rrëzuar
Kjo qeveri e pakicës e ndërtuar me votën e deputetit të korruptuar nuk po funksionon, duhet rrëzuar

Faik Krasniqi

  • 10 December 2020 - 13:02

Shkruan: Faik Krasniqi

Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë dëshmuan qe pandemia nuk është problem për të organizuar zgjedhje. Nëse këta gjejnë arsyetim shkak pandemia për mos shkuar në zgjedhje, atëherë me çfarë morali e rrëzuan në pikun e pandemisë qeverinë Kurti. E di që kanë frikë të shkojnë në zgjedhje, për shkak të ndëshkimit që do marrin nga elektorati, por duhet t'i kthehen sovranit. Sovrani vendos se kush do e udhëheq shtetin, dhe jo pazaret e pista politike. Jo fati i shtetit të bëhet pjesë e pazareve të Haxhi Shalës, që për interesa personale shet votën për krijimin e qeverisë. U vërtetua me emërimin e djalit të tij konsull në Republikën e Çekisë. Kushedi edhe sa favore të tjera!

-Qeveria Kurti u rrezua me një qellim. Të krijohet një qeveri e brishtë për llogari të Hashim Thaçit dhe grupeve të ndryshme të interesit. U votua me vetëm 61 vota të deputeteve, me një deputet që ishte i dënuar për korrupsion. Sa e brishte është kjo qeveri, shihet nga dështimi i votimit të ligjeve në Kuvend. Në një vend normal një qeveri që ka probleme të votoj ligje me një shumicë të thjeshtë, ajo qeveri futet vetvetiu në mocion ose dorëhiqet për të kërkuar votën e sovranit. E di që një gjë e tillë nuk ndodh tek ne, por kështu veprojnë politikanët e shteteve normale.

Kështu mund ta zgjas deri në fund mandatin kjo qeveri, sepse në opozitë e ka një parti si PDK që vetëm opozitë nuk është, por Kosovës i bëhet dëmi i madh në mungesë të votimit të ligjeve në Kuvend. Nuk dua të paragjykoj se çfarë vendimi do të sjell Gjykata Kushtetuese. Por me që vota e deputetit Arifi është e paligjshme, atëherë edhe krijimi i kësaj qeveri do të duhej të shpallej e pavlefshme, dhe vendi të shkoj në zgjedhje. Qeveria Hoti është qeveri e pakicës. Mjafton ky argument që të dorëhiqet kjo qeveri, për të ju hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Nuk ka arsyetim tjetër, as pandemia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".