Qeveria pas takimit me Serbinë në Bruksel: Nuk ka përafrim të qëndrimeve

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 14:52
Qeveria pas takimit me Serbinë në Bruksel: Nuk ka përafrim të qëndrimeve

Qeveria e Kosovës ka folur për takimin e sotëm që është mbajtur në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.

Në një njoftim për media, nga Qeveria thonë se takimi është zhvilluar sot dhe aty ka marrë pjesë koordinatori i Kosovës, Skender Hyseni.

“Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb”, thuhet në njoftim, ku bëhet e ditur se temë diskutimi ishin pensionet kadatastri.

“Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar më 29 tetor 2020”, thuhet tutje.

Në Qeveri thonë se edhe pas diskutimit të gjatë, nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve.

“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)