Policia e Kosovës pranon si donacion nga OSBE kompjuterë e maska medicinale

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 14:56
Policia e Kosovës pranon si donacion nga OSBE kompjuterë e maska medicinale

Në Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë, sot u.d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti, priti në takim një delegacion nga OSBE-ja.

Me këtë rast edhe ofruan nja donacion prej: 16 kompjuterë, 16 monitorë, 4 llaptop, 11 tabletë, 7 pajisje testuese për narkotikë dhe 600 copë maska medicinale.

U.d. drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Mehmeti, falënderoi zyrtarët e OSBE-së për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në vazhdimësi për PK-në.

(Kosova Sot Online)