Nga kjo komunë është 50-vjeçari që vdiq dje në vend të punës

  • E.K /
  • 11 dhjetor 2020 - 09:52
Nga kjo komunë është 50-vjeçari që vdiq dje në vend të punës

Mesditën e djeshme, një person në Ferizaj ka humbur jetën, pas lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës.

Policia dhe inspektorët e punës kanë dal në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihet saktë se si ka ndodhur rasti.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 14:05 minuta kemi informuar për një rast që ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku është vendpunishtja “Bashkimi i Qytetit”. Me këtë rast, gjatë punës një person i moshës rreth 50 vjeçar ka marrë lëndime të rënda, ku është dërguar në emergjencë, dhe mjeku ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë nga plagët e marra”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia dhe Inspektorati i Punës është në vendin e ngjarjes, për të marrë informacione se si ka ndodhur ky rast fatal.

50-vjeçari bëhet e ditur se është nga Komuna e Kacanikut.

Kështu ka bërë të ditur përmes Facebook’ut, Besim Ilazi përmes një shkrimi në Facebook.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit N.V. i punësuar në njërën nga kompanitë e ndërtimit në Ferizaj, i cili është nga komuna jonë. Raste të tilla janë të rënda për familjen, por edhe për ne. Ndajë ngushllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë, dhe të gjthë ata që e njohën”, ka shkruar Ilazi.

(Kosova Sot Online)