Kosova ti bëj presion të pandalshëm faktorit ndërkombëtar për një Gjykatë Speciale të krimeve serbe të luftës në Hagë

Kosova ti bëj presion të pandalshëm faktorit ndërkombëtar për një Gjykatë Speciale të krimeve serbe të luftës në Hagë
Kosova ti bëj presion të pandalshëm faktorit ndërkombëtar për një Gjykatë Speciale të krimeve serbe të luftës në Hagë

Muhamet Kelmendi

  • 10 December 2020 - 07:53

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kosovës i duhet një Prokurori dhe një Gjykatë Speciale për krime të luftës. Kjo, nuk do të thotë se nuk duhet të organizohet Instituti për Krimet e luftës. Natyrisht se po. Mirëpo, përgjegjësia penale mundë të arrihet vetëm me organizimin e këtyre dy mekanizmave juridik të përgjegjësisë penale për krimet e luftës. Veç kësaj, nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria në tërësi, kërkohet të pëgaditet lënda për të akuzuar shtetin serb për krime, për terror dhe masakrime; për gjenocid pranë organeve kompetente në kuadër të BE-së dhe të OKB-së. Njëherë duhet kërkuar që të formohet, si për Kosovën, edhe për Serbinë një Gjykate Speciale në Den Hagë. Fakte ka mjaftë. Papërgjegjësia nga Serbia është e lartë dhe pa përgjegjësi penale fare nuk duhet diskutuar me shtetin serb. I theksova disa detyra urgjente që duhet të kryhen aktualisht. Ajo është në kompetencë të Qeverisë dhe të Kuvendit të Republikës.

-Çështjet e përgjegjësisë penale për krimet luftës të kryera në Kosovë kryesisht ka shkuar shumë keq, pavarësisht nga ekzistimi apo jo i Institutit për krime të luftës. Çështja nuk qëndron në atë se nuk pati ndonjë Institut. Përkundrazi, ajo varet kryesisht nga rezultatet e punës. E keqja është tek fakti i mos punës së organeve të Kosovës në hetimin e përgjegjësisë penale. Këtu ka dështuar Prokuroria, organet e luftës kundër krimit, Prokuroria Speciale, Ministria e Drejtësisë, gjykatat dhe çdo organ.

Asnjëherë nuk e kemi një vlerësim konstruktiv të dhunës, të vrasjeve, të masakrave dhe të përdhunimeve. Kurdoherë ato u bënë shumë sipërfaqësisht, pa fakte dhe kurrë nuk u arrit të akuzohen përgjegjësit për gjenocidin. Politikisht dhe de-fakto dihet së përgjegjës për gjenocid në Kosovë është Serbia. Aty bëjnë pjesë të gjitha organet e shtetit. Janë me qindra veta që janë përgjegjës për mos zhvillim të procedurës kundër krimeve. Është e pamjaftueshme që të presim nga ky Institut suksese.

Vetë emërtimi Institut tregon se si nuk ka kompetencë për të ngritur padi dhe për të zhvilluar ndonjë veprimtari juridike. Instituti ka të drejtë të studion gjendjen dhe të nxjerre fakte. Ato kërkohet të dërgohen te organet kompetente për të vepruar juridikisht. Më e rrugës në aspektin juridik është formimi dhe organizim i një Prokurorie për krimet e luftës dhe të gjykatës për krime të luftës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".