Arrestohen dy hajna të mitur, vodhën çanta të kalimtareve në rrugë

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 11:03
Arrestohen dy hajna të mitur, vodhën çanta të kalimtareve në rrugë

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj dy persona të dyshuar për grabitje.

Të dyshuarit e arrestuar i përkasin moshës së mitur, përkatësisht janë 16-vjecar, dhe të njëjti dyshohen për dy raste të ndara të grabitjeve që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji në Lagje të Spitalit.

“Mbrëmë rreth orës 19:00, njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për grabitje. Bëhet fjalë për dy raste të ndara të grabitjeve që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji (2 dhe 6 dhjetor 2020), në lagje të spitalit, ku dy viktimave (femra) me forcë u janë grabitur çantat e krahut”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Të arrestuarit ndërkaq i përkasin moshës 16-vjeçare.

“Puna e hetuesve policor lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshuar:     E. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. E.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.Ø Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në komunikatën e Policisë. 

(Kosova Sot Online)