Ministri Zemaj sot del para mediave, a pritet të ketë ndryshim të masave

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 11:37
Ministri Zemaj sot del para mediave, a pritet të ketë ndryshim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pritet që sot të mbaj një konferencë për media.

Edhe pse nga 12 nëntori janë në fuqi masat kundër koronavirusit, të njëjtat nuk pritet që të ndryshojnë edhe për një javë.

Mirëpo në fundjavë sipas MSH-së pritet që të bëhet kategorizimi i ri i komunave sipas zonave.

 “Në fundjavë do të shikohet kategorizimi i ri i komunave, nëse do të ketë komuna që kalojnë nga një zonë në tjetrën, varësisht prej numrit të infektuarve në 100.000 banorë brenda një jave”, thuhet ndër të tjera në përgjigje të MSH-së.

Edhe nga MSH-ja po e pranojnë se numri i rasteve me koronavirus është në rritje, edhe pse të njëjtit pohojnë se kanë qenë masat e ndërmarra ato që kanë parandaluar një rritje të rasteve.

“Masat në fuqi kanë parandaluar një rritje eksponenciale të rasteve, edhe pse edhe numri aktual është i lartë, por jo jashtë parashikimeve apo projeksioneve të bëra nga IKShPK-ja”, thuhet ndër të tjera në përgjigjet e Divionit për Komunikim me Publikun në kuadër të MSH-së.

Nuk dihet nëse sot Zemaj do të flas për kategorizimi të komunave në zona, por sipas përgjigjes së MSH-së, edhe për javën e ardhshme do të vlejnë masat që janë në fuqi nga 12 nëntori. 

(Kosova Sot Online)