Tragjike: Dolën për gjah, babai amerikan vret aksidentalisht të birin 28 vjeç

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 15:17
Tragjike: Dolën për gjah, babai amerikan vret aksidentalisht të birin 28 vjeç

Një burrë amerikan e qëlloi për vdekje aksidentalisht të birin 28 vjeç gjatë gjahut në Ohio, duke menduar se kishte vënë në shënjestër një dre.

Policia lokale tha se Bradley Smith, 63 vjeç, qartazi e qëlloi gabimisht djalin Andrew Smith, duke menduar se po e qëllonte një dre, shkruan Daily Mail.

Babë e bir ishin duke dalë në gjah bashkë me një grup shokësh, në të cilin të gjithë vlerësoheshin si gjuetarë me përvojë dhe kishin dalë për gjah së bashku për më shumë se 20 vjet.

Babai i pikëlluar i tha policisë se djali i tij nuk kishte veshur jelek të portokalltë të gjahut në kohën e incidentit.

“Është lloji më i rëndë i tragjedisë. Ai mendoi se po qëllonte një dre, por ishte djali i tij”, tha Tracy Whited”, zëdhënëse e policisë lokale.

Gjuetarët janë ligjërisht të obliguar që të veshin jelek të portokalltë gjatë sezonit të gjahut të drerëve nga 30 minuta para lindjes së diellit deri 30 minuta pas perëndimit të tij.

(Kosova Sot Online)