Vjosa Osmani tregon përse bëri homazhe para varrit të Rugovës dhe familjes Jashari

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 22:22
Vjosa Osmani tregon përse bëri homazhe para varrit të Rugovës dhe familjes Jashari

U.d. e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka shpjeguar arsyen përse, menjëherë pas marrjes së postit, ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit Rugova, si dhe familjes së ‘Komandantit Legjendar’, Adem Jasharit.

Osmani, ka thënë se arsyeja e këtyre homazheve ishte thirrja për unifikim politik.

“Përkulja para varrit të presidentit historik dhe para familjes Jashari është nevojë për vendime të unifikuara. Homazhet e mia janë lidhur me mesazhin që ne duhet që të gjithë bashkë të përçojmë unitet”, ka deklaruar Osmani.

Osmani, përgjatë ditës së sotme, konfirmoi se do t’ia vazhdojë kontratën William Walker’it, ndonëse deklaronte se kontrata e tij ka mbaruar

(Kosova Sot Online)