Aksident në Obiliq, lëndohen 6 persona

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 10:41
Aksident në Obiliq, lëndohen 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth dy orë më parë në Obiliq.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot në ora 08:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. 

(Kosova Sot Online)