Komisioni Qeveritar për të pagjeturit: Gërmimet në Kizhevak rifillojnë në pranverë

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 11:18
Komisioni Qeveritar për të pagjeturit: Gërmimet në Kizhevak rifillojnë në pranverë

Komisioni Qeveritar për të pagjeturit ka njoftuar sot se janë ndërprerë gërmimet për mbetje mortore në Kizhevak. Këto punime pritet që të rifillojnë në pranverë.

“Në vazhdën e aktivitete në këtë proces por edhe në të tjerat, sot mund të njoftojmë edhe familjarët edhe opinion që në njërën prej varrezave në Kizhevak ose një ndër 5 varrezat masive. Dje janë ndërprerë gërmimet për shkak të kushteve të motit. Këto punime do të vazhdojnë në pranverë posa të krijohen kushtet klimatike. Kemi pasur gërmime në Mitrovicë, Siriganë, në Istog dhe në lokacionin Stanaj në Gjilan”, ka thënë Mana.

Në ndërkohë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka treguar edhe për sfidat që kanë pasur përgjatë këtyre 5 vite të gërmimeve në këtë lokacion.

“Në atë lokacion është punuar që 5 vite. E dini se janë pothuajse tri lokacione që i kanë përdorur për ta fshehur krimin: ujërat, minierat, apo të ashtuquajturat varrezat civile. Meqenëse bëhet fjalë për një minierë që me vite të tëra është hedhur gurë dhe mbeturina atëherë kemi pasur vështirësi në gërmime”, ka thënë Gërxhaliiu.

Ai konfirmoi se deri më tani i kanë tërhequr rreth 5 mbetje të personave.

“Janë ekzaminuar eshtrat që janë zbuluar dhe u është bërë ADN-ja. Mund të bëhet fjalë për 4-5 persona që janë tërhequr nga ai lokacion. Deri në pranverë kur do të fillojnë gërmimet do të dalin rezultatet se kujt i përkasin ato”, ka thënë më tutje Gërxhaliu. 

(Kosova Sot Online)