Pejë: Gjendet një automjet i vjedhur

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 15:20
Pejë: Gjendet një automjet i vjedhur

Sot në Pejë ka ndodhur një vjedhje e një automjeti të tipit kombi bus, e ku dyshohet se të dyshuarit me të kanë marr edhe 3 lopë.

Pak orë pas vjedhjes Policia e Kosovës ka arritur që ta gjej automjetin në një fshat tjertër të Pejës.               

“Me datë 12.12.2020, në stacionin Policor në Pejë, viktima ka informuar se rreth orës 04:00, persona të dyshuar në fshatin Ramun-Pejë, i kanë vjedhur automjetin (kombi bus) të tipit Renault me targa vendore të cilin deklaron se e ka pasur të parkuar ne oborrin e tij.  Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjës, nga ku është kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanë vjedhur edhe tri (3) bagëti (lopë) tek fqinji i pronarit të automjetit, dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njofton se veturën  më pas e ka gjetur të zbrazët dhe në afërsi të tregut të bagëtive në fshatin Zahaq të Pejës.

“Pas një pune intensive operativo-hetimore dhe një bashkëpunimi me qytetarët, Policia ka gjetur automjetin e braktisur në një fushë afër tregut të bagëtive në fshatin Zahaq-Pejë.  Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve të nevojshme iu është kthyer pronarit legjitim. Gjatë ekzaminimeve Njësitet Policore kanë vërejtur se të dyshuarit kanë përdour automjetin e vjedhur për bartjen e bagëtive të vjedhura”, thuhet më tutje në njoftim. 

(Kosova Sot Online)