Kjo është mosha e 12 personave që kanë vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 15:07
Kjo është mosha e 12 personave që kanë vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se më i riu që vdiq nga COVID-19 ishte një 48-vjeçar nga Kamenica.

“ Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 524 raste të reja si dhe 566 persona janë shëruar nga koronavirusi.

(Kosova Sot Online)