Shkodra nisi ditën e katërt të protestave për vrasjen e Rashës, protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 16:33
Shkodra nisi ditën e katërt të protestave për vrasjen e Rashës, protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së

Qyteti i Shkodrës ka nisur ditën e katërt të protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic 4 ditë më parë.

Grupi i qytetarëve shkodranë me thirrje dhe pankarta në duar kanë thyer xhamat e selisë së PS-së në kryeqendrën e veriut. Me thirrjet kundër qeverisë, tubimi në Shkodër vijon.

Kjo është dita e katërt që zhvillohen protesta. Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.

Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe “kokën” e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Por kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë: nuk ka shanse.

(Kosova Sot Online)