Paralajmërimi i ekspertëve rreth vaksinës kundër Covid-19

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 19:58
 Paralajmërimi i ekspertëve rreth vaksinës kundër Covid-19

Vaksina e kompanisë amerikane “Pfizer” ka mundësi të shkaktojë reaksion të personat që vuajnë nga sëmundje serioze alergjike.

Autoritetet britanike të shëndetit publik udhëzuan të mërkurën ata të cilët vuajnë nga alergjitë nga ushqimet, medikamentet apo vaksinat e tjera, që ta evitojnë vaksinën për momentin.

Tendenca për alergji u vu re një ditë më parë kur dy pjesëtarë të shërbimit shëndetësor që kishin një historik sëmundjesh alergjike, raportuan një rritje të ndjeshmërisë së organizmit, skuqje të lëkurës, vështirësi në frymëmarrje dhe ulje të tensionit.

Ata u vaksinuan të martën si pjesë e programit kombëtar që përfshin të moshuarit mbi moshën 80 vjeç dhe stafin e gjerë spitalor.

“Nuk jam në grupet e rrezikuara dhe nuk mendoj ta bëj vaksinën, askush nga familja ime. Shumë prej tyre e shohin me dyshim.”

“Unë do të jem nga fundi i listës për vaksinim sepse jam relativisht e shëndetshme. Por nuk do të hezitoj sepse e di sa janë studiuar e testuar këto vaksina,” thonë dy qytetarë të ndryshëm në rajonin verior të Skocisë.

Reaksione alergjike të raportuara të mërkurën nuk ishin vërejtur gjatë fazës së testimit klinik të vaksinës.

Dy dozat e “Pfizer” merren me diferencë kohore 21 ditë nga njëra-tjetra, për të rritur imunitetin ndaj virusit korona që u ka marrë jetën mbi 62 mijë britanikëve.

Britania ka siguruar 800 mijë dozat e para të vaksinës dhe pret një total prej 4 milionë dozash brenda fundit të dhjetorit.

(Kosova Sot Online)