A ka rrezik të keqpërdoren të dhënat gjatë aplikimit për 10 përqindëshin në Trust?

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 20:28
 A ka rrezik të keqpërdoren të dhënat gjatë aplikimit për 10 përqindëshin në Trust?

Në mbarë Kosovën nga dje nisi aplikimi online për të marrë 10 për qind të kontributeve nga Fondi Pensional. Një profesor i sigurisë kibernetike rrëfen se metoda që kanë zgjedhur për të aplikuar nuk është e sigurt. Madje thotë se sherrin mund t’ia shohim nëse nuk rriten masat e sigurisë. Krejt kjo pasi dikush mund t’i vjedh të dhënat, numrin personal dhe llogarinë e bankës që aplikuesit i kanë dhënë online.

Profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Blerim Rexha,  po thotë se forma që ka zgjedh Trusti për të ndarë 10 përqindëshin e Fondit Pensional kontribuuesve është e rrezikshme.

Madje edhe të keqpërdoret shkaku i sigurisë së ulët në qasjen e ofruar për aplikuesit online.

“Nga aspekti i sigurisë mendoj se Trusti ka dështuar të implementojë disa forma që konsiderohen standarde siç është autentikimi i cili kërkon që qytetarët, gjegjësisht përdoruesit, të regjistrohen të marrin disa kredenciale dhe pastaj të autentikohen në sistem. Shihet që Trusti ka bërë një lëshim, ose një kompromis në përfitim të përdorueshmërisë”, thotë Rexha.

Ai thotë se aplikimet e djeshme ishin të pambrojtura dhe se një njeri i vetëm ka pasur mundësi të aplikojë për krejt qytetarët e Kosovës për 10 për qind në Fondin Pensional.

“Mendoj se Trusti ka pasur mundësi që formën e lansimit të bëjë një strategji që ky numër i madh i krkesave të zvogëlohet duke përdorur strategji, siç kemi parë edhe në fillim të pandemisë, me numrin e parë personal, çift ose tek, ose ata qytetarë që kanë numrin 1 ose 2 të aplikojnë të premten, e kështu me radhë…Kjo kishte zovgëlu numrin e madh të kërkesave dhe kishte bërë që serveri i tyre jo në minutat e parë të jetë offline”, shpjegon ai.

Mbrëmë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës në faqen zyrtare të Facebook, ka lansuar tri linqe të reja përmes të cilave mund të aplikohet.

(Kosova Sot Online)