“Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” metodë për zhvatjen e qytetarëve të Kosovës, derisa djali i tij mbanë orë dore në vlerë 7 mijë euro

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 13:41
“Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” metodë për zhvatjen e qytetarëve të Kosovës, derisa djali i tij mbanë orë dore në vlerë 7 mijë euro

Në media, të Premten u raportua se është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, i cili ka për qëllim mbështetjen e mbrojtjes juridike të ish-presidentit, duke siguruar mbështetje financiare për të mundësuar mbrojtje të mirëfilltë, asistencë teknike dhe profesionale për ekipin e mbrojtjes në kuadër të këtij procesi gjyqësor, transmeton "Kosova Sot Online".

Pikërisht, për këtë temë, përmes një postimi në llogarinë e tij sociale ka reaguar njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri, sipas të cilit Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, është një metodë perfide për zhvatjen e qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë, në emër të një patriotizmi të rrejshëm

“Ky fondacion ka për qëllim edhe shpëlarjen e parave, siç pat ndodhë edhe me fondacionin “Me Ramushin” në vitin 2007, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ballafaqohej me drejtësinë në Hagë”, ka theksuar Haziri.

Nëse nuk keni harruar, i biri i ish-Presidentit Thaçi, Endriti, mbanë orë dorë në vlerë hiq më pakë se 7000 euro, ka shkruar Haziri.

“Përtej kësaj, familja Thaçi është një nga familjet më të pasura në Kosovë që kontrollon një numër të madh biznesesh në vend, dhe nuk e di pse duhet aq shumë para për mbrojtjen e një njeriu që thotë se është i pafajshëm. Nëse nuk keni harruar, i biri i ish-Presidentit Thaçi, Endriti, mbanë orë dorë në vlerë hiq më pakë se 7000 euro”, ka shkruar Haziri.

 

Postimi i plotë:

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, është një metodë perfide për zhvatjen e qytetarëve të Kosovës dhe atyre në mërgatë, në emër të një patriotizmi të rrejshëm. Po ashtu ky fondacion ka për qëllim edhe shpëlarjen e parave, siç pat ndodhë edhe me fondacionin “Me Ramushin” në vitin 2007, kur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ballafaqohej me drejtësinë në Hagë.

Përtej kësaj, familja Thaçi është një nga familjet më të pasura në Kosovë që kontrollon një numër të madh biznesesh në vend, dhe nuk e di pse duhet aq shumë para për mbrojtjen e një njeriu që thotë se është i pafajshëm. Nëse nuk keni harruar, i biri i ish-Presidentit Thaçi, Endriti, mbanë orë dorë në vlerë hiq më pakë se 7000 euro.

(Kosova Sot Online)