Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 10:10
Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Komunën e Kamenicës.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 23:30.

Për rastin janë dhënë detaje në raportin 24 orësh të policisë.

Në raport thuhet se viktima është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë.

“Kamenicë 12.12.2020-23:30. Viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë shëndetit Kamenicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendë ngjarje kanë dal njësitet përkatëse .Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)