Pastruesi në burgun e Dubravës kapet me drogë, suspendohet nga puna

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 10:27
Pastruesi në burgun e Dubravës kapet me drogë, suspendohet nga puna

Një pastrues në Qendrën Korrektuese në Dubravë është suspender nga puna, pasi që është kapur duke hyrë në burg me substance narkotike.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga SHKK-ja.

“Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L  i punësuar pastrues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike.  Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 14 dhjetor 2020 – Sot rreth orës ë07:55 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L  i punësuar pastrues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike. 

Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj  të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

(Kosova Sot Online)