Ndahet nga jeta zyrtari komunal i Vitisë

  • E.K /
  • 14 dhjetor 2020 - 10:56
Ndahet nga jeta zyrtari komunal i Vitisë

Është ndarë nga jeta punëtori komunal i Vitisë, Rexhep Sinani, ai ka shërbyer për shumë vite në drejtorinë e Financave në këtë komunë.

Në njoftimin e komunës nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Njoftimi i plotë i komunës:

Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit tanë komunal, Rexhep Sinani i cili ka shërbyer për shumë vite në drejtorinë e Financave në Viti. Ky lajm i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë punëtorëve të administratës komunale të Vitisë dhe të gjithë atyre që njohën Rexhep Sinanin. Komuna jonë ka humbur sot një zyrtar të zellshëm dhe një njeri të mirë dhe të afërt. Andaj si Kryetar i kësaj komune dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sinani nga Mogilla e Kllokotit, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rexhën. 

(Kosova Sot Online)