Ky shtet ashpërson masat kundër koronavirusit për festa

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 11:30
Ky shtet ashpërson masat kundër koronavirusit për festa

Italia ka vendosur që të ashpërsojë masat për parandalimin e rasteve të reja me COVID-19.

Kësisoj në këtë shtet po konsiderohen edhe kufizimet e rrepta gjatë festave të fundvitit.

Pasi u lehtësuan disa kufizime të vendosura muajin e kaluar, turmat e blerësve u dyndën në shumë qendra të qytetit të delën, derisa Italia raportoi 484 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Të shtunën, Italia tejkaloi Britaninë e Madhe si vendi evropian me numrin më të lartë të vdekjeve.

Qeveria mund të vendosë vendin nën të ashtuquajturat rregulla mbylljeje “në zonën e kuqe” nga 24 dhjetor në të paktën 2 janar, duke zgjatur shtetrrethimin natën, duke ndaluar lëvizjen jo-thelbësore dhe mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve gjatë fundjavave dhe pushimeve , me përjashtim të atyre që shesin mallra thelbësore, raportuan mediat italiane.

(Kosova Sot Online)