Ismet Beqiri i gatshëm të kandidojë kryetar të Prishtinës: Në degën time mposhta VV’në me 60%

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 23:24
Ismet Beqiri i gatshëm të kandidojë kryetar të Prishtinës: Në degën time mposhta VV’në me 60%

Deputeti i LDK-së që është edhe kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka thënë se ka ambicie për kryetar të kryeqytetit por sipas tij do të vendosin degët.

“Nëse e shohin të arsyeshme degët e Prishtinës, kryetarët e degëve të Prishtinës unë jam njëri nga ata për të cilët do të diskutohet. Unë jam i gatshëm, kam vullnetin dhe përvojën, por degët e Prishtinës vendosin. Me rëndësi është të gjejmë një fitues”, deklaroi Beqiri.

Beqiri thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në degën që ai drejton Abrashi ka fituar 60% të votave.

“Unë duhet të ulem me kolegët e mi. Degët e Prishtinës duhet të ulen dhe të vendosin”, tha ai.

Kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë thotë se për dallim nga herët tjera kur për Prishtinën është bërë dallime sa i përket nominimit të kandidat për kryetar kësaj nga degët tjera, “kësaj radhe duhet të vendoset njëjtë”.

“Kësaj here ashtu si veprohet me të gjitha degët e LDK-së, Kryesia e LDK-së duhet të veproj edhe me degën e Prishtinës. Ai emër që prodhohet nga degët e Prishtinës duhet të jetë i obligueshëm për ne”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri.


(Kosova Sot Online)