KDI: SHSKUK shpalli tender 9 milionë euro për një projekt i cili nuk ekziston në projektligjin për buxhetin 2021

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 11:31
KDI: SHSKUK shpalli tender 9 milionë euro për një projekt i cili nuk ekziston në projektligjin për buxhetin 2021

Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë të ditur se Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) më 10 dhjetor 2020 ka shpallur tenderin për Ndërtimin e Spitalit në Podujevë me vlerë të parashikuar 9,159,833.81 euro.

Sipas KDI-së, për këtë projekt në buxhetin e vitit 2020 figurojnë 150,000.00 euro, ndërsa në projektligjin për buxhetin e vitit 2021 ky projekt nuk ekziston fare.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të adresojnë këtë çështje para aprovimit të ligjit për buxhetin e vitit 2021.

(Kosova Sot Online)