Armend Zemaj: Falë masave të marra, në dy javët e fundit është ulur numri i rasteve me COVID-19

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 13:25
Armend Zemaj: Falë masave të marra, në dy javët e fundit është ulur numri i rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, po raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19.

Ai tha se në dy javët e fundit në vend është ulur numri i rasteve të reja të infektuara me këtë virus. Kjo sipas tij, falë edhe masave të marra.

Ai tha se masat e marra deri tani do të vazhdojnë të jenë të njëjta.

“Ne kemi stagnim të përhapjes së virusit si pasojë e masave të marra. Këto masa duhet të vazhdojnë në intensitet të shtuar për të ulur rastet e infektuara. Masat do të jenë në fuqi duke u bazua në situatën e tanishme”, tha ai.

Zemaj tha tutje se të gjithë janë duke punuar për ta menaxhuar situatën me pandeminë.

Sipas tij, duhet unitet mes pozitës dhe opozitës për ta menaxhuar situatën.

“Të gjithë po vazhdojnë të kenë mbikëqyrje të situatës dhe varësisht po ndërmarrin edhe masa. Sipas tij, grumbullimi i njerëzve mund të jetë në rritje andaj edhe duhet mobilizim i të gjithëve e të punohet së bashku pozitë e opozitë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)