Infermierët takohen sot me Valbon Krasniqin për shtesat

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 10:01
Infermierët takohen sot me Valbon Krasniqin për shtesat

Sindikata e Infermierëve do të takohet sot në orën 10:30 me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqin.

Temë e këtij takimi do të jenë shtesat që kanë kërkuar infermierët.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari i kësaj sindikate, Enlirat Duraku, i cili është në grevë urie qe shtatë ditë.

Takimi do të jetë i mbyllur për media.

(Kosova Sot Online)