Për një ditë, shqiptohen 780 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 10:13
Për një ditë, shqiptohen 780 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19 dhe rregullat në trafik.

Në 24 orët e fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar 780 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 117 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kujtojmë qe Qeveria e Kosovës kishte marrë masa të reja mbrojtëse nda COVID-19.

Kësisoj, edhe Policisë së Kosovë i ishte kërkuar që të shqiptojnë gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin për pandeminë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në vend nga ky virus kanë vdekur 17 persona, ndërsa janë shënuar 294 raste të reja të infektuara.

(Kosova Sot Online)