Vrasja në Prizren u krye në prani të familjarëve të tjerë

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 10:26
Vrasja në Prizren u krye në prani të familjarëve të tjerë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth rastit tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Në një shtëpi atje janë gjetur të vdekur babë e bijë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë dhe se rasti ka ndodhur në prezencë të familjarëve.

“Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë. Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Deri tash, nuk dihen rrethanat e rastit, por nga Prokuroria thonë se janë duke mbledhur informatat e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit.  

“Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat  e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Komunikata e plotë:

Me datën 15.12.2020, rreth orës 19:30, jemi informuar nga Policia e Kosovës se në lagjen “Edit Durham”, në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pajetë, ku dyshohet se është përdorur arma  e zjarrit. Viktimat janë familjarë në mes vete, janë babë e bijë, të moshës 52 vjeçare, përkatësisht 21 vjeçare, ku njëri nga viktimat është zyrtar policor, i policisë kufitare. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit  e cila dyshohet se është arma zyrtare e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambient familjarë në prezencën e anëtarëve të familjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitë relevante policore dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës. Pas shikimit të vendit të ngjarjes, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat  e rastit, mirëpo Prokuroria dhe Policia janë duke mbledhur informacionin  e nevojshëm me qëllim të zbardhjes së rastit dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike.

(Kosova Sot Online)