Vjosa Osmani nis vizitën në Shqipëri me homazhe te Memoriali i Skënderbeut në Lezhë

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 14:59
Vjosa Osmani nis vizitën në Shqipëri me homazhe te Memoriali i Skënderbeut në Lezhë

Zyra e Presidencës ka njoftuar se u.d së presidentit Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë.

Osmani sot ka nisur vizitë dy ditore në shtetin Shqiptar ku pritet të takojë përfaqësuesit politik.

“U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka nisur një vizitë dy ditore në Shqipëri me një homazh të Memoriali i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë. Ajo tha se nisja e vizitës me homazh te varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, figura e Skënderbeut duhet të shërbejë si model i unifikimit në kohë të trazuara si kjo e sotmja.

“Ai bëri atë që na duhet më së shumti sot. Përveç se ishte gardian i vlerave të qytetërimit perëndimor, ishte edhe model i unifikimit. Ai dikur mbrojti vlerat e qytetërimit, të cilin e synojnë bashkë Kosova e Shqipëria”, ka theksuar u.d. Presidentja Osmani.

Ajo tha se figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat pavarësisht sfidave e pengesave, në një të ardhme do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

(Kosova Sot Online)